Rreth
gjimnazit tonë
Gjimnazi ynë është një institucion arsimor i përkushtuar ndaj edukimit cilësor dhe zhvillimit të plotë të nxënësve. Në vitin shkollor 2025–2026, në kuadër të 70-vjetorit të themelimit, shkolla jonë feston një histori të pasur suksesi dhe përkushtimi në arsim.Ky institucion drejtohet nga drejtoresha Begzane Kazazi, ndërsa aktualisht në gjimnaz janë të regjistruar rreth 460  nxënës dhe japin mësim rreth  46 mësues të kualifikuar dhe të përkushtuar. Stafi pedagogjik punon çdo ditë për të krijuar një mjedis motivues, bashkëpunues dhe të sigurt për të gjithë.Në ambientet moderne të shkollës, nxënësit kanë mundësi të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe talentet e tyre në fusha të ndryshme. Gjimnazi ofron gjithashtu aktivitete të shumta edukative, kulturore dhe sportive, të cilat kontribuojnë në formimin e gjithanshëm të tyre.Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne vazhdojmë me të njëjtin përkushtim për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për çdo nxënës përmes arsimit cilësor, disiplinës dhe vlerave të forta qytetare.